Artim Shaqiri papritur largohet nga Shkëndija!

Artim Shaqiri nuk është më trajner i Shkëndijës së Tetovës, njoftojnë nga kryesia e re e klubit tetovar, ndërsa nuk japin arsye për këtë largim të papritur të trajnerit i cili qëndroi pranë klubit edhe  në ditët më të vështira që kaloi Shkëndija gjatë këtij sezoni futbollistik duke pasur parasysh problemet e mëdha financiare dhe  organizative që u ballafaqua ekipi.

Edhe vet Artim Shaqiri në një prononcim të shkurtër për Portalb ka konfirmuar se nuk do të drejtojë skuadrën e Shkëndijës gjatë gjysmës së dytë të sezonit futbollistik 2012/2013 ngase nuk ka rënë dakord me përfaqësuesit e rij të klubit tetovar,  ndërsa siç theksoi ai më detalisht për mediat do të sqarojë në një konferencë për shtyp që do të mbahet ditën e hënë në Tetovë.

Largimi i Artim Shaqirit nga stoli i Shkëndijës ishte i papritur nga opinioni sportiv duke pasur parasysh rezultatet e mira që ekipi tetovar shënoi gjatë sezonit të parë edhe përpos problemeve të shumta financiare që kishte klubi, e veçanërisht pas një faze përgatitore ku nuk pësoi asnjë humbje në katër ndeshje kontrolluese.

Artim Shaqiri ka kontratë me skuadrn e Shkëndijës deri në fund të këtij sezoni, andaj pritet që kryesia e re të paguajë shkeljen e kontratës sipas rregullores të paraparë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button