Itali, arrestohen shtatë shqiptarë që trafikonin femra nga Shqipëria dhe Rumania

Policia italiane ka shkatërruar një rrjet prostitucioni që drejtohej nga shqiptarët. Pas një hetimi të nisur në verën e vitit 2012, policia ka arrestuar shtatë shqiptarë dhe ka shpallur në kërkim 12 të dyshuar të tjerë.
Arrestimet kanë të bëjnë me veprën e prostitucionit, femra të cilat janë trafikuar në itinerarin Lallio-Dalmine-Osio në Bergamo.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal drejtohej nga shqiptar, të cilët bashkëpunonin me qytetarë italianë. Grupi trafikonte femra nga Rumania dhe Shqipëria, transmeton Shekulli Online.

Gjatë kërkimit të policisë, ajo ka zbuluar edhe armë të cilët mund të jenë përdorur për të luftuar grupe të tjera rivale në këtë “biznes”. Përveç akuzës së prostitucionit, mbi të arrestuarit do të rrëndojë edhe akuza e trafikimit të kokainës dhe grabitjes së banesave. 

Lajme të ngjashme

Back to top button