Dreka e fundit e të pafajshmëve të dënuar me vdekje

Për të gjithë të burgosurit me vdekje, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lejohet që ata të porosisin vaktin e tyre të fundit.

Kjo është e dëshira e fundit, që i lejohet një njeriu, përpara se të shoqërohet në dhomën ku realizohet injeksioni vdekjeprurës.

Megjithatë, disa prej atyre që kanë përshkruar këtë rrugë pakthim, më vonë kanë rezultuar se nuk duhet të ishin aty për krimet e tyre.

Një gazetë amerikane, në përpjekje për të fituar mbështetje për kundërshtimin e dënimit me vdekje, publikoi ditën e enjte vaftet e fundit të pesë të pafajshmëve, që u ekzekutuan nga shteti për krime që nuk i kishin kryer.

Cameron Willingham

I dënuar me vdekje në vitin 2004, për zjarrvënie të qëllimshme që i mori jetën tre vajzave të tij, me të cilat sipas akuzës ai kishte abuzuar seksualisht, u provua i pafajshëm në një hetim të mëvonshëm në vitin 2010. Një panel ekspertësh të një komisioni mjeko-ligjor në Teksas vërtetoi se ekspertët “shtrembëruan shkencën”, për të provuar akuzën e tyre. Kanelona, dy lloj djathërash, salçiçe dhe “onion rings”, dreka e fundit e jetës së tij.

.
.

Roben Cantu

I ekzekutuar në vitin 1993 për një grabitje me pasojë vdekje të ndodhur në vitin 1984 në Teksas, ai u shpall i pafajshëm në vitin 2010 pas një hetimi të mëvonshëm. Në atë ngjarje, dy të rinj hynë në një ndërtesë në ndërtim, vodhën dhe qëlluan dy punëtorë që po flisnin, njërin prej të cilëve e vranë dhe tjetrin e plagosën. Cantu, një 17-vjeçar që jetonte pranë, u identifikua nga i mbijetuari si një prej ekzekutorëve dhe u dënua në bazë të këtyre provave. 12 vjet pas ekzekutimit, një dëshmitar i ngjarjes foli dhe identifikoi vrasësit e vërtetë. Dreka e tij e fundit përbëhej kryesisht nga kofshë dhe krahë pule, por atij iu mohua kërkesa për një çamçakëz të fundit.

.
.

 

 

Claude Howard Jones

I dënuar për një grabitjen me pasojë vdekje të pronarit të një dyqani pijesh alkoolike në vitin 1989, ai u ekzekutua në vitin 2000. Në moshën 60-vjeçare, ai ishte njeriu i fundit i dërguar drejt vdekjes pas mosfaljes së guvernatorit të atëhershëm të Teksasit, ish-Presidentiti të SHBA-ve, George W. Bush. Ai u dënua pasi një qime e vetme e Jones u gjet në vendngjarjen e krimit, por ribërja e testit të ADN-së tregoi se qimja nuk ishte e tija. Jones vendosi të mbyllte jetën e tij me një “superdrekë”, prej një bërxolle të madhe, tetë vezë të skuqura, gjashtë copa tosti dhe një gote qumësht.

.
.

 

Leo Jones

I dënuar për vrasjen e një polici në vitin 1981 dhe i ekzekutuar me karrige elektrike disa vite më vonë nga shteti i Floridës, Jones rezultoi i pafajshëm më pas, në një hetim të vitit 1998. Jones u shpall fajtor në bazë të dëshmive të tij në polici, ndonëse në gjykatë ai e konsideroi veten të pafajshëm dhe rrëfeu se dëshmitë në komisariat i ishin marrë nën torturë. Një njeri i thjeshtë, ai kërkoi përpara vdekjes vetëm një biftek, vezë, dy toste dhe patate të zjera.

.
.

 

David Spence

I dënuar me vdekje për vrasjen e dy të rinjve, Spence u dënua me vdekje si një vrasës me pagesë. Ndonëse mbrojti deri në fund pafajësinë e tij, ai u ekzekutua në vitin 1997, tre vjet përpara se një komision të rishikonte provat dhe të vendoste se ato ishin të pamjaftueshme për të vërtetuar pafajësinë e tij. Dreka e tij e fundit, patate të skuqura, pulë, një akullore me çokollatë, çaj dhe kafe.

.
.

Lajme të ngjashme

Back to top button