Tajlandezet shenojne rekord të ri Guinnes në luajtje me hulahup

Tajlandezët vendosën një rekord të ri të Ginesit në kategorinë e më shumë njerëzve që njëkohësisht e luajnë hulahupin. Rreth 30 mijë njerëz u mblodhën në stadiumin në Bangkok për tu regjistruar në Librin e Ginesit. Njerëzit e të gjitha moshave njëkohësisht luanin me hulahup dhe me entuziazmin e tyre ia dolën në qëllimin për të vendosur një rekord të ri, por shifra zyrtare në Librin e Ginesit ishte shumë më e vogël se sa që pritnin ata. Në vend të tridhjetë mijë, në fund u regjistruan 4183 njerëz të cilët arritën që shtatë minuta pa ndërprerje që ta rrotullojnë hulahupin.

“Kam një kënaqësi të madhe që ta pranojë këtë rekord të ri të Ginesit për më shumë njerëz që luajnë me hulahup. Pra, urime për 4183 pjesëmarrësit”, tha Sejala Gemici, përfaqësues i Librit të Ginisit të Rekordeve.

Rekordin e mëparshëm e mbanin tajvanezët, të cilët këtë e arritën me 2496 njerëz, gjegjësisht me 1687 më pak. Ngjarja e sotme u organizua në bashkëpunim me Ministrinë Tajlandeze të Shëndetësisë, me qëllim për të promovuar aerobikun dhe ushtrimin. Pjesëmarrësit premtuan se do të vazhdojnë të ushtrojnë dhe madje pesë herë në javë nga gjysmë ore.

Lajme të ngjashme

Back to top button