Si të zgjoheni më lehtë nga gjumi?

Shpesh mund të dëgjojmë se si drejtorët e ndërmarrjeve zgjohen para orës 6 të mëngjesit, po ashtu thuhet se njerëzit më të suksesshëm janë ata që zgjohen herët, që edhe është e logjikshme, njofton “Zëri”.

Nëse zgjoheni herët, më pak kohë do të kaloni në gjumë, por do të keni më shumë kohë në dispozicion për aktivitete të gjata dhe frytdhënëse.

Gjatë paradites është periudha kur keni më së tepërmi kontroll mbi veten tuaj. Me kalimin e ditës, përqendrimi bie, ndërsa është pak e besueshme që ndërmjet orëve 17:00 dhe 20:00 të ndodhë diçka me rëndësi.

– Kur të shkoni në shtrat?: Çka nëse nuk jeni të lodhur edhe deri në orën 01:00 pas mesnate? Kjo është në rregull. Vetëm mendojeni se në mëngjes do të zgjoheni të lodhur. Ajo që duhet të bëni është që ta shtyni veten të flini edhe atëherë kur nuk jeni të lodhur. Prandaj, zgjohuni çdo ditë në të njëjtën kohë dhe gjithçka do të jetë në vendin e vet.

– Gjeni ritmin: Ndoshta jeni mësuar që çdo mbrëmje të flini nga 8 orë. Nëse e mësoni organizmin tuaj, më pak kohë do t’ju nevojitet për pushim. Provoni të flini 7 orë e gjysmë, derisa të gjeni ritmin që ju përshtatet.

– Gjeni arsye: Nëse nuk keni ndonjë arsye të fortë që të zgjoheni herët nga shtrati, kurrë nuk do t’ia arrini një gjëje të tillë. Arsye mund të jetë shkuarja në palestër, përfundimi i një projekti të lënë në gjysmë, kafeja e mëngjesit, apo edhe gazeta.

– Rrezet e diellit: Do të ishte mirë që të keni hapësirë për rrezet e diellit që të depërtojnë brenda. Kur është errësirë, organizmi juaj prodhon hormonin e gjumit melatoninë. Nga ana tjetër, drita ndërpret këtë proces dhe i dërgon sinjal trurit tuaj se është koha të zgjoheni.

– Jo gjumë pas alarmit: Gjithmonë do të mendoni “vetëm edhe 10 minuta”. Momentin e ardhshëm e keni kuptuar se gjumi ju ka kapluar dhe jeni vonuar për në punë rreth 1 orë e gjysmë.

– Mos flini pak: Nëse fle pak disa pjesë të trurit, ose më saktë neuronet, mund të hyjnë “në grevë” dhe ndërsa je zgjuar, mund të flenë edhe për pak çaste, me rrezikun që mund të gabosh në atë që po bën. Zbulimi është bërë nga një studim italian i kryer mbi minjtë. Në kafshët që ishin pa gjumë, disa neurone në tru binin përkohësisht në gjumë, duke bërë që ato të kishin vështirësi motorike.

Lajme të ngjashme

Back to top button