Histori dashurie sikur në filma…

Në këtë kohë moderne përplot më cinizëm, rrallë mund të takohet ndonjë histori dashurie, e cila do të ju mahnit dhe do të ju lë pa frymë…

Dhe pikërisht atëherë kur keni menduar se komeditë dhe dramat romantike na kanë “lazdruar” shumë dhe se asnjëherë nuk do të paraqitet ndonjë histori dashurie e cila do të ju mahnit, në vigjilje të Ditës së dashuruarve, është publikuar një historitë cilën as skenaristi më i mirë holivudian nuk do të kishte mundësi ta paramendonte,ndoshta e njëjta ngjan pak me historinë e filmit “P.S. I Love You”- shkruan “Huffington Post”.

Gjatë fundjavës në Twitter u publikuar historia e cila është paraqitur në versionin e shtypur të magazinës “HyperVocal”. Bëhet fjalë për një letër të shkruar nga një lexuese, 68 vjeçaria Sue Johnston, e cila asnjërin nuk do ta lë indiferent.

“Dërgesë e veçantë”
Unë dhe bashkëshorti im Xhon ishim të martuar 46 vjet. Çdo vit në Ditën e të dashuruarve ai më dërgonte buqetë me lulet më të bukura, me të cilat arrinte edhe një porosi me 5 fjalë të thjeshta: “Dashuria ime për ty rritet”. Katër fëmijë, 46 buqeta dhe jetë përplot me dashuri, ishin fjalët në porosinë e tij lamtumirëse, në momentin nuk ai vdiq para dy viteve.
Në vitin e parë që Ditën e të dashuruarve e kalova vetëm, 10 muaj pasi e humba, isha e shokuar kur më arriti buqetë e mrekullueshëm me lule…nga Xhon. E habitur dhe me zemër të thyer u lajmërova tek lulishtja për tu thënë se mund të ketë qenë ndonjë gabim. Por ata më sqaruan diçka të pabesueshme:”Jo zonjë nuk bëhet fjalë për ndonjë gabim. Para se të vdiste bashkëshorti juaj ka paguar një shumë të madhe parash, duke kërkuar nga ne garanci se ju do të vazhdoni të pranoni lule nga ai çdo vit në Ditën e të dashuruarve”. Më mbeti fjala në fyt, e lëshova telefonin dhe e mora porosinë që ishte e ngjitur tek buqeta e luleve.

Në të shkruante : “Dashuria ime për ty është e përjetshme!”.

.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button