Këngët më të mira për dashurinë

Reuters ka publikuar listën e këngëve më të mira për dashurinë, pikërisht për nder të Ditës së Valentinit.

Sipas tyre këngët e vjetra janë gjithmonë ato më të mirat, “Kur është në pyetje dashuria, këngët e vjetra gjithmonë zënë vendin e parë”. Kështu shkruan Reuters, në artikullin për “50 këngët më të mira të të gjitha kohërave për dashurinë”.

Vendin e parë në këtë listë, është renditur balada e vitit 1981 “Endless Love” e Diana Ross dhe Lionel Richie. Kjo këngë ka zënë vendin si kënga më origjinale e të gjitha kohërave.

Në këtë listë nuk mungojnë as këngët e Whitney Houston e sidomos kënga “I will always love you”. Në listë madje ka edhe emra të ri të muzikës, si Mario me këngën “Let me love you”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button