Agjenda e manifestimeve të pesë vjetorit të pavarësisë

Këshilli Organizativ për shënimin e pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ka përcaktuar agjendën e ceremonive. Manifestimet fillojnë që sot.

E premte (15.02.2013)

10:00 – Promovimi i pullës postare për nderë të 5-Vjetorit të Pavarësisë

Vendi: Hotel Swiss Diamond, Prishtinë

12:00 – Akademi solemne: “Pesë vjetori i pavarësisë së Republikës të Kosovës dhe 43-Vjetori i Universitetit të Prishtinës”

Vendi: Salla e Kuqe e Universitetit të Prishtinës

17:00 – Ekspozita arkeologjike dhe etnologjike

Vendi: Muzeu i Kosovës, Prishtinë

19:00 – Ekspozitë retrospektive e veprave grafike

Vendi: Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë

20:00 – Koncerti i Ansamblit Shota

Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë

E shtunë (16.02.2013)

09.00 – Homazhe nderime në të gjitha komunat e Kosovës, duke filluar nga Kompleksi Memorial i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, dhe në vazhdim tek varrezat e dëshmorëve në Klinë, Pejë, Gllogjan, Landovicë, Reçak, si dhe tek shtatoren e komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti, dhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

18:00 – Pritje solemne për mysafirë, organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, si dhe koncert nga Filarmonia e Kosovës

Vendi: Hoteli Emerald, Prishtinë

20:00 – Shfaqja “Amadeus”, e autorit Peter Schaffer, Trupa e Teatrit Kombëtar Shqiptar

Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës, Prishtinë

E diel (17.02.2012)

12.00 – Parada e Pavarësisë – parakalimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës

Vendi: Sheshet “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”, Prishtinë

14:00 – Koncerti për fëmijë dhe aktivitete të tjera përcjellëse

Vendi: Sheshet “Nënë Tereza” dhe “Zahir Pajaziti”, Prishtinë

14:00 – Muzikë argëtuese me DJ

Vendi: Para monumentit NEWBORN, Prishtinë

15:00 – Seanca solemne e Kuvendit të Kosovës

20:00 – Koncert i madh me emrat më të njohur të muzikës moderne

Vendi: Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë

23:00 – Lëshimi i fishekzjarrëve në Prishtinë./telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button