Tahir Hani e jo Lika zë vendin e Nevzat Bejtës?

Postin e ministrit të pushtetit lokal do ta merr zv/ministri aktual i transportit dhe lidhjeve Tahir Hani e jo Hazbi Lika kurse në vend të tij do të jetë zv/ministri aktual i punëve të brendshme Xhelal Bajrami, bën të ditur TV Alsat-M.

Sinxhiri i zëvendësimeve shkon më tej, ku Bajramin në Ministrinë e punëve të brendshme do ta zavendësojë zv/drejtori i drejtorisë publike Zemri Qamili, ish kryeshef i policisë.

Tani më dihet se vendin e Teuta Arifit do ta merr ministri aktual i mbrojtjes Fatmir Besimi, ndërsa në karrigën e tij do të ulet deputeti i BDI-së Talat Xhaferi.  Alsat infomron se në postin e zv ministrit të financave vjen Ardian Xheladini. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button