Bejta: Shehtanski thotë të pavërteta, nuk është anuluar vendimi për Haradinajn

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka hedhur poshtë deklaratat e Drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Vetëqeverisjes Lokale, Vanço Shehtanski se ka anuluar vendimin për shpallje të Ramush Haradinjat si “Qytetarë nderi” i Tetovës.

“Deri në këtë moment zyrtarisht nuk është anuluar vendimi i Këshillit të Komunës së Tetovës për shpalljen e z. Ramush Haradinaj si “Qytetar Nderi” të Tetovës. Pohimet dhe deklaratat e Shehtanskit janë të pavërteta, sepse as dje e as sot nuk është nënshkruar dhe lëshuar nga arkivi i ministrisë asnjë vendim që do të anulonte vendimin e Komunës së Tetovës” shkruhet në reaksionin e dikasterit që udhëheq Nevzat Bejta.

Më herët Shehtanski kishte deklaruar se ka anuluar vendimin e Komunës së Tetovës sepse nuk është respektuar procedura ligjore. 

Mbetet e paqartë se çfarë po ndodh mes Bejtës dhe Shehtanskit, njëri vendos tjetri anulon vendimet? /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button