Metallica: Mos e përdorni muzikën tonë për të torturuar

Ushtria amerikane vendosi që të ndalojë përdorimin e muzikës së grupit Metallica si pjesë e procesit të marrjes në pyetje në Irak. Vendimi erdhi pasi grupi u bëri një kërkesë zyrtarëve të ushtrisë.

Këtë fakt e ka bërë të ditur gjatë një interviste pjesëtari i Navy SEAL, që ka vrarë Osama bin Laden. Ai i tha revistës Esquire se muzika e lartë e grupit heavy metal ishte përdorur për të torturuar të burgosurit.

“Metallica u lut që të mos përdorej muzika e tyre për shkak se nuk donin të promovonin dhunën. Mendova me vete: o shoku, po ju keni një album të quajtur “Vriti të gjithë”,” thotë marinsi.

Në vend të kësaj, marrja në pyetje nisi të kryhej me muzikën e grupit metal Demon Hunter në sfond. Madje ata ishin entuziastë për përdorimin e muzikës së tyre për torturë.

“Ata na thanë që ne promovojmë çfarë bëni ju. Dhe na dërguan CD dhe stema për uniformat tona. Unë mbaja stemat e tyre në uniformë në çdo mision. Madje edhe kur vrava bin Laden”.

Lajme të ngjashme

Back to top button