Inspektorati anulon vendimin për Haradinajn si Qytetar nderi, komuna dhe ministria heshtin

Me pretekst se nuk është respektuar parimi i Badenterit dhe procedura ligjore gjatë shpalljes së Ramush Haradinajt “Qytetar nderi” i Tetovës, Inspektorati i Vetëqeverisjes Lokale ka anuluar vendimin e Komunës së Tetovës.

Drejtori i këtij inspektorati, Vanço Shehtanski në një pronocim për Kanal 5 ka thënë se procedura ka qenë e çrregullt sepse nuk janë respektuar votat e anëtarëve maqedonas në Këshillin komunal në Tetovë.

Për këtë vendim të painformuar ngelen nga Komuna e Tetovës. Për Portalb nga kjo komunë thanë se nuk kanë marrë lajm apo informacion zyrtar. Ata do të vendosin se çfarë do të bëjnë kur të kenë lajmërimin e inspektoratit.

Ndërkaq, pronocim nuk ka dhënë ministri Nevzat Bejta, i cili u zotua se vendimet e tilla nuk mund të kalojnë. Ai për Portalb u përgjigj shkurt se “është i zënë”. Madje në media përfolej se ai dhe Shehtanski vazhdojnë me loja inati, ku Bejta i kishte bllokuar paratë për këtë Inspektorat.

Pas vendimit dhe ceremonisë së Komunës së Tetovës për të dekoruar ish-komandantin e UÇK-së dhe kryetarin aktual të AAK-së, Ramush Haradinaj, me titullin  “Qytetar Nderi i Tetovës” për motivacionin kontributin në çështjen shqiptare, reaguan këshilltarët maqedonas në këtë komunë. 

Më pas reagoi vetë Shehtanski duke thënë se do të anulojë vendimin. Në këtë Bejta u përgjigj se dekorimi i Haradinajt nuk do të mund të anulohet.  /PortAlb

Lajme të ngjashme

Back to top button