Popovski: Opozita po kërcënon ardhmërinë evropiane

Kemi arsye të brengosemi për agjendën evropiane për shkak të krizës aktuale politike në vend, tha ministri për punë të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Popovski.

‘Nën 1 nuk duhet të injorohen institucionet, nën 2 në demokraci dallimet e qëndrimet shprehen në kuadër të institucioneve, dhe nën 3 nuk ekziston asnjë arsyetim për bojkot të ndonjë procesi zgjedhor. Në këtë rast kemi zgjedhje të rregullta lokale. Duhet të jemi të brengosur sepse kërcënohet agjenda jonë evropiane për shkak të sjelljeve të pa përgjegjshme por vlerësoj se çdo kush prej nesh duhet të mbajë përgjegjësinë për atë se si sillet dhe vallë ajo është në pajtim me normat evropiane’ tha Popovski.

Popovski, gjithashtu është i mendimit se faji i takon opozitës, dhe beson se pikërisht kjo është porosia që e sjellin përfaqësuesit evropian të cilët po tentojnë tejkalimin e krizës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button