“Pasqyra mediale”: Përkeqësohet gjendja e lirisë së mediumeve

OJQ Infoqendra, me ndihmë financiare të Fondacionit Shoqëri e hapur Maqedoni, në kuadër të programit “Pasqyra mediale”, ka realizuar monitorim të informimit të mediumeve për tema dhe ngjarje që kanë të bëjnë me lirinë e mediumeve dhe lirinë e të shprehurit

Analiza ka përfshirë zhvillimet e muajit janar dhe fillimit të muajit shkurt, ku janë evidentuar mbyllja e së përditshmes “Den” dhe publikimi i anketës nga një gazetë proqeveritare, për të votuar për gazetarin homoseksual. 

Në analizë thuhet se mediumet dhe gazetarët kritikë ndaj qeverisë, ndodhen nën presion të vazhdueshëm dhe se censura po rritet, kurse vetëcensura po bëhet përditshmëri. 

“Mediumet proqeveritare, të cilat dominojnë posaçërisht tek televizionet dhe gazetat ditore, por gjenden edhe te portalet informative, sillen si dorë e zgjatur e pushtetit dhe zhvillojnë fushatë linçimi për kolegët e mediave kritike. Ato publikojnë lista të ‘gazetarëve-homoseksualë’, plasojnë tekste ku gazetarët i trajtojnë si mercenarë dhe i akuzojnë se punojnë për LSDM-në”, thuhet në analizën e “Pasqyrës mediale”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button