Komisioni për verifikimin e fakteve do t’i shqyrtojë kandidaturat për zgjedhjet lokale

Në bazë të detyrimeve ligjore, Komisioni për verifikimin e fakteve, ose siç është i njohur me emrin Komisioni për lustrim, do t’i verifikojë të gjitha listat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë.

Për ta realizuar këtë detyrë, Komisioni për verifikimin e fakteve, të dielën më 17 shkurt, do të punojë tërë ditën dhe do t’i pranojë listat nga komisionet zgjedhore komunale deri në orën 24.

Ky komision, poashtu njoftoi se afati për dorëzimin e listave zgjedhore deri te KSHZ-ja skadon më 16 shkurt në orë 24. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button