Howitt: situata mjaftë serioze, gjithçka evidentohet në Raportin e KE-së

Situata është mjaftë serioze edhe për vendin edhe për ardhmërinë Evropiane të saj, deklaroi Richard Howit, pas takimit me kreun e parlamentit maqedonas, Trajko Veljanovski.

‘Situata është shumë serioze edhe për vendin edhe për ardhmërinë e saj drejtë Evropës. Do të them edhe më shumë nesër, por prioriteti im është të flas dhe të dëgjohem me të gjitha partitë. Atëherë do ta formojë deklaratën time të plotë’ tha Howitt.

Paraprakisht ai në takim me Komisionin anketues për lirinë dhe të drejtat e qytetarëve ka kërkuar në deputetët të referojnë për punën dhe të flasin për gjendjen dhe të drejtat e njeriut në vend, ndërsa qëndrimet për këtë do ti thotë nesër në press konferencë.

Kryetari i Komisionit Bekim Fazliu nga radhët e PDSH-së tha se rritet numri i ankesave në aspekt të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe se gjyqi është i pa reformuar. ‘Qytetarët ankohen për gjykatat, më problematik është numri i madh i ankesave në bazë etnike. Në Maqedoni nuk janë të suksesshme reformat e gjykatave, dhe kjo është e varur nga strukturat qeveritare’ theksoi Fazliu.

Nga ana tjetër, Suzana Saliu e BDI-së tha se ‘është për të ardhur keq mungesa e kolegëve tanë të opozitës, ndërsa problem në vend nuk janë ligjet, por miratimi i tyre dhe pavarësia e institucioneve’ tha Saliu.

Silvana Boneva e VMRO-DPMNE-së edhe një herë ka ftuar opozitën të kthehet në parlament.
Pasi ka dëgjuar deputetët Howitt tha se mungesa e opozitës hedh hije të zezë në punën e parlamentit, ndërsa ankesat e komisionit do të evidentohen edhe në raportin e KE për përparimin e vendit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button