BE-ja, NATO-ja, OSBE-ja dhe SHBA-të kërkojnë zgjidhje urgjente të mosmarrëveshjeve politike

Shefat e misioneve të Bashkimit Evropian, Zyrës për lidhje të NATO-s, OSBE-së dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në deklaratën e sotme të nënshkruar për mediumet shprehin brengosje të madhe për gjendjen politike në vend dhe i ftojnë të gjitha palët ta përforcojnë dialogun politik.

– Me shqetësim të madh e ndjekim gjendjen politike në vend. Nevojiten masa urgjente për tejkalimin e tensioneve politike që pasuan pas ngjarjeve të 24 dhjetorit.

– I ftojmë të gjitha palët që maksimalisht ta përforcojnë dialogun politik, të fokusohen në prioritetet strategjike të vendit dhe t’i vëndojnë në vend të parë interesat më të mira të vendit dhe të qytetarëve të saj, thuhet në deklaratën e përbashkët të BE-së, NATO-s, OSBE-së dhe SHBA-ve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button