Rrëzohet një avion, humbin jetën tifozë të Shakhtar (VIDEO)

5 persona, tifozë të Shakhtar Donetsk humbën jetën në një aksident ajror në Ukrainë në aeroportin Dontetsk në lindje të këtij vendi. Avioni tip Antonov 24 i kompanisë Pivdenni Avialinii ishte nisur nga Odessa me 44 tifozë në bord për të ndjekur ndeshjen Shakhtar-Dortmund dhe për shkak të mjegullës së dendur piloti ka tentuar të bëjë një ulje emergjente por sipas policisë shikueshmëria e dobët ka bërë që avioni të përfundojë në një fushë 700 metra larg aeroportit.

Nga përplasja, mjeti fluturues i kompanisë Pivdenni Avialinii ka marrë flakë dhe për 5 tifozë kjo ka rezultuar fatale. 18 persona të tjerë janë plagosur në këtë aksident që ndodhi dje në orët e mbrëmjes. 

Lajme të ngjashme

Back to top button