Maqedonia në luftën globale kundër dhunës ndaj grave

V-Day Maqedoni, në bashkëpunim me Rrjetin nacional kundër dhunëes familjare dhe dhunës ndaj grave, kyçet në fushatën globale “ONE BILLION RISING” që të ndalet dhuna ndaj grave dhe vajzave.

Aktivitetet do të fillojnë në sheshin “Maqedonia”, me ç’rast aktivistët dhe përkrahësit nga Maqedonia do t’u bashkangjiten aktivistëve anembanë botës që ta shënojnë ditën më të madhe të aksiont të lëvizjes globale për ndërprerjen e  dhunës mbi gratë dhe vajzat – V-Day, i qujatur “Një miliardë ngrihen kundër dhunës”.

Fushata “Një miliardë ngrihen kundër dhunës” filloi si ftesë për aksion i bazuar në statistikën se çdo e treta grua në planet do të rihet ose do të dhunohet gjatë jetës së saj. Kjo do të thotë se nga shtatë miliardë banorët e Tokës, një miliardë gra dhe vajza do të jenë viktima të dhunës së këtillë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button