Howitt në tentim për zhbllokim të krizës politike

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Richard Howitt pas takimit të mbrëmshëm me figurat politike në vend tha se situata në Maqedoni është serioze. Ai vazhdon takimet me të gjitha partitë politike për të dëgjuar vlerësimet dhe opsionet e tyre për kapërcimin e krizës politike. 

Sot do të takohet me zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Musa Xhaferi dhe me ministrin e Drejtësisë, Blerim Bexheti.

Ata do të takohen edhe me kryetarin e Kuvendit, Trajko Veljanoski  si dhe me anëtarët e Komisionit të përhershëm anketues për liritë dhe të drejtat e qytetarëve.

“Unë të gjitha partitë i shoh njëlloj, jo nga aspekti se a është ndonjëra nga to në pozitë apo opozitë. Fillimisht dua ti takojë ato, ndërsa më pas të luaj rolin tim si raportues i Bashkimit Evropian dhe t`ia përcjellë pasojat që mund të përjetojë procesi i paraqasjes në BE”, tha mbrëmë Howitt. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button