Shqipëria ndan 518 mijë euro për ndërtimin e selisë së NATO-s

Qeveria ka miratuar dje një fond prej 500 mijë eurosh në dispozicion të ndërtimit të selisë së re të NATO-s. 100 mijë euro të kësaj shume do të merren nga fondi i përbashkët, ndërsa nga fondi kombëtar do të përdoren për këtë qëllim 418 mijë euro.

Sipas vendimit të djeshëm, Ministrisë së Punëve të Jashtme, në buxhetin e miratuar për vitin 2013, në programin 01120 “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit”, i shtohen fondet për pagesën e kontributeve financiare të fondeve të përbashkëta të NATO-s. “Për ‘Fondin e përbashkët’, për vitin 2012, për ndërtesën e re të selisë së NATO-s, në vlerën 100 415 (njëqind mijë e katërqind e pesëmbëdhjetë) euro, e barazvlefshme me vlerën në lekë; Për ‘Fondin kombëtar’, për vitin 2012, për ndërtesën e re të selisë së NATO-s, në vlerën 418 943 (katërqind e tetëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e dyzet e tre) euro, e barazvlefshme me vlerën në lekë”, specifikohet në vendimin e qeverisë. 

Në vendim ngarkohen Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi, ndërkohë që specifikohet gjithashtu se efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button