MASH-i ndau mbi 2600 bursa, 227 fituan shqiptarët

Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH) ka shpallur rezultatet e bursave për vitin vijues. Naziktere Sulejmani, përgjegjëse për arsim fillor dhe të mesëm pranë MASH-it, janë ndarë 2632 bursa të llojeve të ndryshme, prej tyre vetëm 227 shkojnë për shqiptarët, pasi vetëm këta plotësuan kushtet.

‘Lloji i bursave të Tipit A, parashihej të jenë 204 bursa, prej tyre 23 shkojnë për shqiptarët apo 11.3%. Për këtë kategori kanë aplikuar 73 student shqiptarë, ndërsa nuk arritën të fitojnë bursë të gjithë për shkak se nuk kanë plotësuar kushtet e kërkuara. Në llojin e bursave të Tipit B, u ndanë 1000 bursa, prej 183 aplikantëve shqiptarë vetëm 100 i kanë plotësuar kushtet dhe fituan këtë të drejtë. Tipi V i bursave, u ndanë 1428 bursa, ndërsa fituan 90 për qind e aplikantëve shqiptarë apo 104 prej tyre’ precizon Sulejmani.

Janë ndarë 200 bursa për studentë të talentuar, 1000 bursa për të gjitha kategoritë, dhe 1428 bursa për studentë të kategorive social.

Ajo gjithashtu tha se shkak për diskualifikimin e shumë studentëve nga lista ishte mos paraqitja e drejtë e të dhënave, për shembull kanë paraqitur të hyra jo precize në familje, ndërsa të dhënat zyrtare nuk kanë korresponduar me shifrat që ata i kanë paraqitur, mandej disa student nuk kanë pasur pikët e mjaftueshme në rangim, nuk kanë pasur notën mesatare aq sa është kërkuar dhe të ngjashme./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button