Shkëndija e fiton edhe Teutën, Cirjak shënon hat trick

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka shënuar fitoren e katërt me radhë në kuadër të ndeshjeve kontrolluese që po zhvillon në Durrës ku është duke kryer fazën përgatitore para fillimit të gjysmësezonit të dytë në kampionatin e Maqedonisë.

Në përballjen me formacionin e dytë të skuadrës nga superliga shqiptare Teuta e Durrësit, tetovarët fituan me rezultat të 3-1, ndërsa kroati Livor Cirjak tashmë ka marrë epitetin e goleadorit të ri të kuq e zinjve duke shënuar 3 herë për skuadrën tetovarëve.

Shkëndija në këtë përballje luajti pa Pollozhanin dhe Shabanin të cilët pushuan për shkak të lëndimeve të lehta, njofton Portalb.mk.

Artim Shaqiri e filloi ndeshjen me këtë formacion:
Veliji, Neziri, Demiri, Mishkovski, Cuculi, Useini, Aliji, Taipi, Rexhepi, A.Shaqiri, Cirjak, ndërsa në pjesën e dytë u inkuadruan edhe futbollistët e tjerë.

Të premten ekipi tetovar do të rikthehet në Tetovë për të vazhduar punën dhe pregatitjet për sezonin e ri. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button