Çka nuk guxoni t’i bleni të dashurës për Shën Valentin?

E dimë se doni që ta befasoni të dashurën për festën e Shën Valentinit, por kujdes që të mos e befasoni për të keq.

Duke qenë se meshkujt dhe femrat funksionojnë në një mënyrë krejtësisht të ndryshme, ia vlen që të gjithë meshkujt t’i rikujtojmë se cilat dhurata gjenden në listën e zezë të shpërblimeve për Ditën e të dashuruarve.

Përqafimi 
Nëse keni biseduar me të dashurën rreth dhuratës për Shën Valentin dhe keni marrë vesh se ajo është modeste, kujdes, mund të gaboni rëndë. Gjëja më e keqe që mund të bëni është që të paraqiteni para saj me duar të zbrazëta, të zgjeruara për përqafim dhe puthje.

Aplikacionet e dashurisë së “facebook”-ut 
Edhe pse tingëllon mirë, nuk është aspak romantike, por bëhet fjalë për një dembelizëm të vërtetë. Nëse me të vërtetë e doni atë person, atëherë mundohuni dhe bëni diçka më shumë se dy ‘klik’ -a të mausit.

Dhuratat për humbje në peshë 
Kjo është një fushë e ndaluar, ku nuk duhet të shkelë asnjë mashkull. Kilet janë një temë shumë e ndjeshme për çdo grua, prandaj nëse keni dëgjuar se e dashura juaj preferon që ta blejë ndonjë CD me ushtrime, apo tableta për humbje në peshë, mos u bëni ju ai që do t’ia blejë këto produkte.

Dhuratat qesharake 
Ndoshta juve dhe miqve tuaj ju duket ide shumë e mirë që të dashurës t’i bëni ndonjë dhuratë qesharake, dijeni se kjo është njëra ndër dhuratat më të papëlqyera për femrat.

Paisje Amvisërie
Aspak mos u mundoni të blini ndonjë aparat amvisërie, do ta befasoni për të keq. Kjo vetëm ua përkujton atyre monotoninë e përditshmërisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button