Nga ‘Sollunsko pole’ me huxhume të herë pas hershme drejt perendimit

Ajo që do të shkruhet këto ditë, do të jetë kaptinë pozitive në historinë tuaj – tha qartë euroambasadori Aivo Orav para do ditësh.

Por, a e dëgjoi kush?

Eu, saherë që fryn dhe shfryn nga juglindja, doemos të plaset e të përplaset në perëndim.

Deputeti Luk Simpkins nga Australia, të cilin e kishin marrë “që ta shtrydhin krejt”, këndej e andej kufirit, në një intervistë, megjithatë, ishte treguar zotni dhe nuk kishte rënë në grackën e tumirjes së irredentës.

Ai më 5 shkurt kishte thënë në Parlamentin e Australisë: “Gjatë vizitës sime të dytë që i bëra Maqedonisë, të cilën e bëra për qytetarët e mi maqedonas (në kuptimin shtetëror-shën.), mbeta i brengosur për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë dhe për të ardhmen e maqedonasve etnikë në Shqipëri.”

Sipas tij, “theksimi vetëm i flamurit shqiptar nëpër shtëpitë shqiptare, pa obligimin ligjor që kjo të bëhet bashkë me flamurin maqedonas, qartë sugjeron këtu se ndokush kërkon rivendikime territoriale për ‘Shqipëri të madhe'”.

Deputeti australian përmend shtëpitë shqiptare, jo institucionet, ato që duhet të jenë të përbashkëta për të gjithë ata që jetojnë në këtë vend.

Unë këtë e shoh si një sofër të madhe, me 360 shkallë. Një sofër ku ka vend për të gjithë. Aty ku, për shembull, për 200 shkallë ka vend për sllavët, aleksandritët e ku e di çfarë, ndërsa për 160 shkallë të tjera për shqiptarët e të tjerët.

Por, çfarë bëhet?

Aktualisht politika këtu është duke u zhvilluar nga “Sollunsko pole”, me huxhume të herëpashershme drejt perëndimit deri në kufi dhe drejt perëndimit përtej kufirit. Në vend që të rregullojë punët Athinë-Sofje, Shkupi, pra, “kap miza” aty pranë. Ky egoizëm aktual është rezultat i pangopësisë me histori, i lëbyrjes së syve nga çekmexhja plot florinj të cilën tani së fundi, pas gjysmëshekullit titist e komunist, e futën komitët brenda dhe gjithë këtë duan ta kalojnë nëpër “portën triumfale” në vitin 2014.

Eu, sa shumë i gëzohet Ibish Kamberi institucionit ku punon. Por, pas 24 dhjetorit ai nuk është i qetë. Aty e pa haptas se dikush në këtë vend po luan teze me shqiptarë e me ndërkombëtarë.

Më në fund, egoizmi i këtillë sllav shihet deri në Australinë e largët.

Mbetet që këtë ta shohin edhe politikanët shqiptarë këtu dhe ta bëjnë punën e tyre si duhet e jo të rrinë si qyp. Nëse kryeministrit aktual ia ha mendja se mund të gënjejë shqiptarët, duhet t’i thuhet qartë që e ka gabim. Truqet e tij tashmë janë duke i parë të gjithë njerëzit e ndërgjegjshëm që jetojnë në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Back to top button