Revolta e një Krenarie…

Tetova është një parajsë e njerëzve të pasur,dhe nje ferr i të varfërve.Tetova më nuk është ajo e para shumë viteve.Një qendër për tregti të armëve.Kalkandele(në gjuhën turke),e njohur për prodhmin e revolverëve të veçantë në të cilët shkrihej mbishkrimi : Dyfek.Ajo ka ndryshuar.Me të mirat e të metat që ka,është zhvilluar,mbase jo hovshëm dhe në ç’akordencë midis shtimit natyrorë dhe zhvillimit ekonomik,social,kulturorë.shoqërorë e intelektual.Ç’rëndsi ka.Sot ajo numëron dy  Universitete,edhe pse pushteti nuk rreshti kurrë se luftuari arsimin shqip,ashtu si në mbarë tokat e shejta arbërore(gjuhë që i përket kohës së principatave).

Mbase edhe sot,më shumë se kjo gjuhë,dominon logjika e principatave.Për shkak se njëherë kur e përvetson zanatin e ndarjes,pastaj atë nuk e aprovon vetëm në rafshin global,por fillon ta bësh praktikë ditore,që nga familja si institucion themelorë i një shoqërie,e deri tek lokalizmat,e bajraktarizmat që i referohen zanatit të ndarjes.Pasojat e po kësajë trashigimie jo të frytshme,i vuajmë dhe sot.

Tetova me rethinë sot numëron afro 260.000 banorë,statistikë jo e saktë kjo,duke pasur parasyshë që statistika e vitit 2002 u bë menjëhere pas luftë së vitit 2001,dhe se regjistrimi i fundit dështoi,për motive politike.Realiteti ekonomik i hidhur Ballkanas,jo vetëm që reflekton në Republikën e Maqedonisë,por ai graviton edhe në tërë teritorin që është nën sovranitetin e Maqedonisë,dhe kjo normalishtë që prek edhe Tetovën si një nga qendrat kryesore të RM-së,me Shkupin,Manastirin dhe Ohrin si destinacion kyç turistik.Deri në kvartalin e dytë të vitit 2012,Banka Popullore bëri publikimet e GDP-së,edhe pse sot jemi në vitin 2013,shifër reale të GDP me të me të cilën e mbyllëm vitin e kaluar nuk kemi. Këtu vjen në shprehje mendimi i profesorit të nderuar Sotiraq Dhamo,njëherit edhe këshilltar i ministrit të financave  të Shqipërisë Ridvan Bove ,kur thoshte : Që ritjen ekonomike mund ta nxjerësh sa të duash përderisa kemi të bëjmë me numra,duke fryer indikatorët makro-ekonomike,mirpo sa është kjo e besueshme per qytetarin? Sepse përgjigje më të mirë për standartin jetësorë,është forca blerëse e qytetarit,pra me sa të holla, sa artikuj arinë të mbushë shportën konsumatori.

Të kthehemi tek Qyteti rrëzë Sharrit.Elaborimi që solla më lartë,ishte për hirë të pasqyrimit të realitetit,edhe pse këtë më çdo qytetarë e ka të njohur në lëkurën e tijë.

Pas pluralizmit politik në RM,zhvillimi i decentralizimit të komunave ecte me shkallë të një intenziteti të dobët.Prandaj faktori ndërkombtarë e pa të arsyeshme që ky mekanizëm të inkorporohej në Marëveshjen e Ohrid(aneksi A).Ku bëhej delegimi i ingerencave nga pushteti qendrorë në atë lokal si një nga shtyllat kyçe të Kartës evropiane të pushtetit lokal do të shprehete parimin e organizimit vertikal, i cili momentalisht është në fuqi në Bashkimin Evropian.

Edhe përkundër firmosjes së këtijë dokumenti,komunat urbane shqiptare pak dallonin nga ata rurale, fenomen që i tangon sot edhe qytetarët Tetovarë,e para është e lidhur ngushtë edhe me decentralizimin fiskal,që do ishte zgjidhje ideale për buxhetin e komunave.

Mirëpo qytetin e studentëve sot e kanë mbuluar hedhurinat.Madje të rastis që të shohësh skena nga më të ndryshmet:Kur një qytetarë  i jep vrapit nga qentë endacak,apo një puntorë fabrike i arsyetohet përgjegjësit të repartit për vonesë në punë se i ishte dashur kohë që të largonte qentë që kishin rethuar.Apo të dalësh për një kafe të zakonshme në periferi të qytetit dhe të ndjeshë aromen e hedhurinave që kundërmon, në maje të hundës.Hedhurina të grumbulluara jo më larg se 1kmh në afërsi të qytetit,strumbullarë i turpit ky.Një problem tjetër jetik,është mungesa e ujit të pijshëm.Për një turist kjo e lë përshtypjen sikur Tetova është një shkretëtirë,po! Një shkretëtirë që pushon mbi një sipërfaqe të tërë uji.Nganjëherë të bije që të bëhesh pjesë e një zënke padashur,duke tentuar të largosh  nga grindja qytetarin dhe takstitin e revoltuar nga kaosi i një komunikacioni të dendur që nuk ka shpjegim.

Një mik nga Shqipëria,më pyeti për kryetarin e qytetit tim iu përgjigja : Veprimtaria e tijë është një fletë e bardhë,me katër rethë(unaza komunikacioni),ky është kontributi i tijë katër vjeçare.

Ma ktheu: Po ju jeni në prag të zgjedhjeve Lokale,cilat janë cilësitë e kandidates tjetër?! mos rasisht edhe ajo është një fletë e bardhë!

Ia ktheva : Po,ajo është një fletë e bardhë,në të cilën fletë Tetovarët shkruajnë shpresën për të ardhmen,sepse këto zgjedhje janë më shumë se një referendum popullorë,janë zgjedhje për të rikthyer ,,Krenarinë” e humbur,nga krimba… që nuk merituan të rrëzojnë një pemë shekullore…

Lajme të ngjashme

Back to top button