Të lumturit në martesë shëndoshen më shumë

Një studim i ri tregon se personat të cilët janë të lumtur në martesë kanë më shumë shanse që me kalimin e kohës të shtojnë në peshë. 

Ekipi nga universiteti ‘Southem Methodist’, në Dallas, gjatë katër viteve ka ndjekur 169 çifte, të cilët sapo ishin martuar. Në atë periudhë është matur pesha e tyre dhe në mënyrë periodike janë pyetur se sa janë të kënaqur me lidhjen e tyre. Është zbuluar se bashkëshortët, të cilët ishin më të lumtur, kishin më shumë tendencë për shtim të peshës, ndërsa ata të cilët nuk ishin të kënaqur kishin shtuar më pak peshë.

“Në cdo martesë, ku mbizotëron lumturia është shënuar një rritje e indeksit të masës trupore për 0,12 për partner për çdo gjashtë muaj. Por, nuk e dimë se çfarë ndodh pas katër vitesh”, ka thënë udhëheqësja e studimit, Andrea Melcer.

Melcer thekson se personat që nuk kanë një martesë të lumtur ia dalin të ruajnë peshën, sepse mendojnë për ndarje dhe dëshirojnë që të jenë tërheqës për partnerët e tyre të rinj.

Lajme të ngjashme

Back to top button