Barcelona e pamëshirshme ndaj Getafes, fiton 6:1

Barcelona ka shënuar fitore të lartë ndaj Getafes, duke e mposhtur atë me 6:1 në “Nou Camp”. Katalonasit fituan me golat e Sanchezit, Messit, Villas, Tellos, Iniestës dhe Pique-së . Golin e nderit për mysafirët e shënoi Alvaro.

Serinë e golave e filloi, Sanchezi në minutën e 6-të, pas asistimit të Iniestës, ndërsa shtatë minuta më vonë, Messi e dyfishoi eperësinë.

Në pjesën e dytë, David Villa e trefishoi epërsinë e katalanasve në minutën e 58-të, kurse Tello në minutën e 79-të shënoi për 4:0. Mysafirët e zbutën rezultatin nëpërmjet Alvaros, minutën e 83-të.

Por, makineria katalanase nuk u kënaq me kaq. Iniesta në minutën e fundit të kohës së rregullt ngriti rezultatin në 5:1, kurse Pique në minute e dytë të kohës shtesë e vendosi rezultatin përfundimtar 6:1.

Me këtë fitore, Barcelona e përforcon pozitën e saj në vendin parë, me një epërsi prej 12 pikësh ndaj Atletico Madridit dhe 16 pikësh Realit të Madridit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button