Fatlum Zhuta më i miri i Strugës për 2012-ën

Lidhja sportive në Strugë në ceremoninë e përvjetshme që e mban në këtë qytet ku zgjedh sportistët më të mirë të vitit nga qyteti i Strugës,këtë vit për të tretën herë radhazi ka shpallur boksierin Fatlum Zhuta si sportistin më të mirë të vitit 2012.

Turneu “Gongu i artë”, çmimet në turne të ndryshme ballkanike, Kosovë dhe Shqipëri kanë qenë përcaktuese që Zhuta për të tretën herë këtë vit të zgjidjhet më i miri në Strugë.
“Eshtë një kënaqësi dhe motiv për mua që bashkëqytetarët e mi më vlersojnë në këtë mënyrë. Unë ju siguroj se do të punoj edhe më intenzivisht për të arritur rrezultate edhe më të larta gjatë vitit 2013 dhe tua shpërblej besimin të gjithë miqve dhe dashamirësve të mij” u shpreh Zhuta për Portalb.mk

Përveç boskierit Zhuta Lidhja sportive në Strugë vlerësoi edhe dy hendbollistë të klubit hendbollistik Struga si dhe një futbollist të Karaormanit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button