Shkëndija ‘shkatërron’ Kf Luzin duke i shënuar 8 gola

Në ndeshjen e dytë kontrolluese në Durrës, skuadra tetovare Shkëndija ka “shkatërruar” skuadrën e ligës së dytë të Shqipërisë, Kf Luzi duki i shënuar kësaj të fundit 8 gola.

Ndeshja që përfundoi me rezultat final 8 me 2 për tetovarët, ishte shumë atraktive dhe e hapur ku shikuesit paten mundësi të shijojnë spektaklin e tetovarëve duke dhuruar gjithsej 10 gola për 90 minuta.
Përforcimi më i ri i tetovarëve Lovre Cirjak shënoi 4 nga 8 golat gjithsej sa shënoi Shkëndija ndërsa nga një gol shënuan edhe Pollozhani, Cuculi, Taipi dhe Nuriman Shaqiri.

Trajneri Artim Shaqiri u shpreh për Portalb.mk se është i kënaqur nga loja e futbollistëve por gjithashtu shtoi se duhet të punojnë akoma në repartin e mbrojtjes për të eliminuar disa mangësi që nuk duhet të paraqiten gjatë kampionatit.

Ditën e hënë Shkëndija do të luajë ndeshjen e tretë kontrolluese në Tiranë me skuadrën e Partizanit. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button