Modriç: Nuk guxojmë të humbim Ronaldon

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modriç, ka thënë se ai beson që Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në Bernabeu dhe nuk do të largohet nga klubi në afatin e ardhshëm kalimtar.

Spekulimet për largimin e portugezit filluan në shtator të vitit të kaluar kur ai u shpreh i pakënaqur me Los Blancos. Që atëherë shumë klube të mëdha janë interesuar për të, teksa sheikët e PSG-së i janë vënë pas shumë seriozisht.

“Bisedat tona janë private, por unë besoj se Cristiano Ronaldo do të qëndrojë. Mendoj se ai është shumë i lumtur këtu”.

“Ai është njëri ndër lojtarët më të mirë në botë dhe do të ishte mëkat ta humbim atë”, ka thënë Modriç. 

Lajme të ngjashme

Back to top button