(Video) Nuk ndalet PSG-ja

Skuadra e strategut të njohur italian, Carlo Ancelotti, PSG, ka vazhduar serinë e fitoreve edhe në këtë xhiro duke e mposhtur skuadren “modeste” Bastia.

Në pjesën e parë nuk kishte gola, edhe pse rastet nuk munguan nga asnjëra anë, ndërsa në pjesën e dytë pamë katër gola, tre nga vendasit dhe një nga musafirët.

Fillimisht parisienët, në epërsi i kaloi Jeremy Meneze, kur shënoi një gol të bukur jashtë zonës së 16 metërshit, ndodhi kjo në minutën e 56, para se Zlatan Ibrahimovic, ta dyfishoj epërsin në minutën e 71′, nga penaltia.

Musafirët u rikthyen në lojë në minutën e 83, me një super gol të bukur të nga mesfushori Khazri, ndërsa rezultatin përfundimtar e vuri argjentinasi, Ezequiel Lavezzi, në minutën e 89.

Pas kësaj fitore PSG, mbetet edhe më tutje lider, me 51 pikë, gjashtë më shumë se Lyon, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button