Sot, Shkëndija zhvillon ndeshjen e dytë kontrolluese në Durrës

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës që po zhvillon fazën përgatitore në Durrës në ndeshjen e dytë kontrolluese do të përballet me skuadrën e ligës së dytë të Shqipërisë Kf. Luzi. 

Ndeshja do të fillojë sot në ora 14, dhe do të jetë një mundësi për trajnerin Artim Shaqiri të kontrollojë nivelin e përgatitjes së futbollistëve të tij, njofton Portalb.mk.

Ndeshjen e parë kontrolluese Shkëndija e fitoj kundër skuadrës së Patosit me rezultat 1:0, ndërsa siç konfirmon edhe vetë trajneri Artim Shaqiri, tetovarët para përfundimit të fazës përgatitore në Durrës do të zhvillojnë ndeshje kontrolluese edhe me skuadrën e Partizanit në Tiranë ditën e hënë, ndërsa ndeshjen e fundit do ta luajnë ndaj Besës së Kavajës ditën e mërkurë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button