Kërkesa e vogël problemi më i madh i tregtisë me pakicë
Gjendja ekonomike në tregtinë me pakicë në tremujorin e fundit të vitit 2012, është më e disfavorshme se sa ajo e tremujorit të tretë të vitit 2012.
Sipas Entit shtetëror për statistikë, megjithatë ajo është më e favorshme se sa tremujori i fundit i vitit 2011.
Anketa e rregullt me udhëheqësit e kësaj dege të tregtisë, tregoi se pritjet për gjendjen ekonomike në periudhën e ardhshme janë më të disfavorshme se sa në tremujorin paraprak.
Udhëheqësit e subjekteve afariste kanë vlerësuar se sasia e rezervave gjatë tremujorit të fundit të vitit 2012 është rritur në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2012.
Sipas vlerësimit të udhëheqësve, gjatë tremujorit të fundit të vitit 2012, çmimet me pakicë kanë shënuar rritje në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2012.
Vlerësimi për pritjet sa i përket çmimeve me pakicë në 3 muajt e ardhshëm është se ato do të zvogëlohen.
Ndikim më të madh për kufizimin e gjendjes ekonomike të subjekteve afariste gjatë tremujorit të fundit të vitit 2012 kanë pasur: kërkesa e dobët e blerësve me 34,3%, konkurrenca e shtuar me 17,4% dhe oferta e zmadhuar në treg me 14,3%. /Portalb