Mediat rumune për Nexhipin: Në Rumani vjen ‘Sneijderi i ri’

Me tituj atraktiv dhe madhështor mediat rumune kanë përshkruar përforcimin më të ri të skuadrës së Vasluit, mesfushorin shqiptar Nderim Nexhipin.

“Në Rumani vjen Wesley Sneijder i. ri. Fc Vaslui përforcohet me futbollist që ka luajtur për Hertën dhe Wolfsburgun. Kualiteti I tij u vu në pah që në ndeshjen e pare debutuse me supergolin e shënuar ndaj skuadrës së Shangait” shkruan e përditshmja rumune Prosport.

Nexhipi pranoi ofertën e shkëlqyer të Vasluit edhe pse ishte shumë pranë nënshkrimit me skuadrën e Debrecenit.

Gjashtëmujorin e fundit mesfushori shkupjan u aktivizua me skuadrën e Shkëndisë së Tetovës. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button