Vildan Maksuti në një ekran me yjet e Hollywood-it

Karriera e aktorit shqiptar Vildan Maksuti nga Kumanova dita-ditës po shkëlqen. Ai për Portalb tregon se ka marrë pjesë në xhirimin e një seriali britanik me emrin “The White Queen” së bashku me yllin e Hollywood-it, Max Irons.

Maksuti i njohur  nga disa seriale në Belgjikë si dhe në vendlindje me filmin Dosja K luan rolin e shoqëruesit të rolit kryesor, gjegjësisht King Edward (Max Irons).

Seriali është produkt i BBC dhe është i bazuar në librin “The Cousins War” nga Philippa Gregory.
 
“Pjesëmarrja në këtë serial për mua ishte një hap i madh në karrierën time. Agjenti im në Belgjikë ma propozoi këtë rol dhe unë nuk hezitova por pranova menjëherë. Aktorët edhe pse me famë botërore ishin shumë modest dhe treguan respekt për mua dhe vendin nga vi. Madje i mësova dhe të flasin shqip” thotë për Portalb, Maksuti.

Ai shpalosi planet e tij duke thënë se është në bashkëpunim me një skenarist të famshëm nga Los Angeles ndërsa për çfarë projekti bëhet fjalë do ta marrim vesh kur ai do ta sjell këtë skenarist në Maqedoni.

Faqja zyrtare e Vildan Maksutit në Facebook /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button