Vlera e një dokumenti

Debati i  nxit njerëzit  të nxjerrin në pah mendimet e ndryshme mbi probleme të caktuara që e tangojnë popullatën. Duke pasur parasysh se vërejtjet, ankesat, diskutimet ndodhin kudo në botë automatikisht kuptojmë që edhe debati është aktiv gjatë gjithë kohës, dihet që gjatë bërjes publike të debateve të ndryshme  më pas pritet të përmirësohet situata.

Dihet se moszbatimi i rregullave shtetërore nga një institucion i caktuar shpie deri te çrregullimet e ndryshme shoqërore. Pasojat e këtyre çrregullimeve patjetër që bien mbi kurrizin e popullit të cilët nxiten për të hapur debate.

Në vendin tonë një debat i nxehtë i cili po vazhdon të jetë i hapur disa vite radhazi nëpërmjet mediave të shkruara dhe atyre elektronike është debati mbi procedurën e marrjes së patentës së shoferit.

Vetë fakti që kjo temë po diskutohet tashmë një kohë të gjatë do të thotë se kandidatët për marrje të dokumentit në fjalë hasin në probleme  të ndryshme gjatë kësaj procedure. Kriza ekonomike na bën që edhe më fuqishëm të thërrasim në përmirësimin e kësaj gjendje. Nga intervista të ndryshme nga persona të cilët janë përballur me këtë gjendje ,mund t’a pasqyrojmë këtë fenomen më qartë. Nga asnjëri prej tyre nuk mungon krahasimi që bëjnë me pagën mesatare të vendit dhe kërkesës materiale  për posedim të një dokumenti.
Për t’u pajisur me këtë dokument është sa e” lehtë”  po aq edhe e “vështirë” .  Them e lehtë nga konteksti psikologjik ngaqë institucionet në fjalë nuk po kërkojnë  angazhim psikik, dhe e rëndë nga këndi material sepse është e madhe shuma e kërkuar në krahasim me të hyrat mesatare të vendit, për person.

Nuk mungon aspak krahasimi nga çdonjëri kandidat: “ Të ardhura 150€ dhe pagesë të patentës 1000€…! Po të bëjmë një matematikë, një shtetas i Maqedonisë do të duhej të punonte dy vite radhazi për të grumbulluar shumën për marrje të lejes për vozitje.

Nëse do gjejmë një zgjidhje dhe përfundim të këtij problemi atëherë vërtetë do të ndërrojmë mendim se leja e vozitjes nuk është shndërruar në asgjë tjetër veçse një kartë e cila kushton 1000€ !

Lajme të ngjashme

Back to top button