Vozitje me korrupsionin

Per të qenë i sigurt gjatë vozitje ,padyshim që na duhet të kemi një leje për të njejtën ,por fatkeqesisht këtë  institucion në vendin tona si duket e ka mbuluar “korrupsioni”si në shumë sfera tjera të jetës ne vendin tonë.

Në RM-së nëse deshirojmë të posedojm nje leje për vozitje ,duhet shumë sakrificë për ta poseduar një të tillë ,sepse e para e punës duhet të paguash  që të kalojsh më lehtë,duhet të keshë intervenca të dërguara ,nëse do që të kalojsh më lehtë ,dhe e gjithë kjo tollovi që u ndodhin dita-ditës nepër stacionet e lejeve për vozitje të rinjëve që aplikojnë për tu pajisur me leje ,mbesin tepër të zhgënjyer ,dhe një ndër to jam edhe unë.

Nga kjo mund të konstatoj se në këtë situatë që ndodhemi ,nuk vlenë të posedojsh apo të keshë vlera dhe keto vlera të ti kthejnë duku u pajisur me leje ,por edhe me gjerat tjera neper institucionet  e shtetit ,por këtu ndodh e kundërta duhet vetëm të posedosh para dhe pastaj cdo gjë e ke të lehtë ,vallë a kaq njerëz primitiv po i udhëheqin institucionet tona ,deri kur do të vazhdoj kjo gjë ,edhe sa do të mbetemi sundues të vetës tonë ,edhe sa do të rezistojmë .

Shpresoj që shprehja e Ali Begoviqit ku thotë se :”nëse komunizmi ka shkatërruar dicka tek njerëzit ,ai është shpirti revuolucionar”, ndoshta sa më parë duhet të reagojmë ndaj këtyre parregullsive qe i shohim për cdo ditë  dhe njëher e përgjithmon ti themi stop parregullsive dhe të hapim një dritare të re tek shoqëria jonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button