U tregon gishtin e mesit pasagjerëve, stjuardesa pushohet nga puna

Stjuardesa e linjës ruse ‘Aeroflot’ u pushua nga puna pasi fotoja ku ajo pozonte teksa u tregonte gishtin e mesit pasagjerëve të avionit të pozicionuar me kurriz nga ajo, është publikuar në Twitter.

Stjuardesa ruse, Tatiana Kozlenko e kishte hedhur foton në Vkontakte, një rrjet social rus shumë popullor i ngjashëm me Facebook.

Për një kohë shumë të shkurtër, fotoja që tregon vetëm dorën e stjuardesës që shan duke i treguar gishtin e mesit kabinës së mbushur plot me pasagjerë, ka përfunduat në Twitter dhe është ripostuar disa qindra herë, duke marrë dhenë.

Shefi i kompanisë ajrore ra shumë shpejt në kontakt me foton aspak të këndshme, duke anonçuar, po në Twitter, pushimin nga puna të vajzës: ‘Postimi kësaj fotoje tregon sjelljen e Tatjanës ndaj pasagjerëve dhe detyrës së saj’, shkruhet në njoftimin e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button