Përtacia vret spermatozoidet

Ekspertët tërheqin vërejtjen se meshkujt e rinj, që shikojnë TV vetëm tri orë në ditë, kanë për gjysmë më pak spermatozoide sesa ata që ulen rrallë para ekranit të vogël. Për herë të parë studimi ka dëshmuar që rënia e kualitetit të spermës lidhet me mungesën e aktivitetit fizik.

Ekspertët nga Universiteti i Harvardit thonë se është e mundur që një gjë e tillë të ndodhë, për shkak të ngrohjes së testikujve si pasojë e uljes së gjatë, por edhe që për mungesë të spermatozoideve mund të jetë e mjaftueshme edhe mungesa e ushtrimeve. Në rrezik janë madje edhe shoferët dhe çiklistët.

Në studimin e fundit të botuar në Zhurnalin e Mjekësisë Sportive në Britani, meshkujt e rinj të shëndetshëm, të cilët në javë kanë shikuar TV më gjatë se 20 orë, kanë pasur për 44 për qind më pak spermatozoide sesa ata, të cilët kanë shikuar rrallë TV. Meshkujt, të cilët kanë ushtruar 15 ose më shumë orë në javë, në mënyrë mesatare ose intensive, kanë pasur 73 për qind më shumë spermatozoide sesa ata që kanë ushtruar më pak se pesë orë në javë.

Lajme të ngjashme

Back to top button