Cilat janë arsyet më të shpeshta pse mund të dëmtohet martesa

Rutina në shtrat, evitimi i intimitetit dhe lodhja kronike mund ta shkatërrojnë martesën. Partnerët largohen nga njëri-tjetri, duke shkuar në shtrat të huaj për të plotësuar nevojat e veta.

Mos të jetë intimiteti si ndëshkim!

Nëse e mendoni marrëdhënien si mjet për ta ndëshkuar partnerin, atëherë kjo mund të lërë pasoja të mëdha në lidhjen tuaj. Po ashtu, i gabueshëm është edhe marrëdhënia si shpërblim, sepse kështu vetëm sa e nënvlerësoni partnerin.

Martesa pa intimitet
Gati 15% e çifteve nuk kanë bërë dashuri më shumë se një vit, tregojnë anketat. Në një rast të tillë ekzistojnë dy opsione: ose martesa është shndërruar në një lidhje platonike, ose çifti ka vendosur që të mos ndahet për hatër të fëmijëve, apo anës financiare.

Lodhja, fajtor për një jetë të keqe intime
Mungesa e kohës për intimitet mund ta rrezikojë martesën, nëse një gjë e tillë bëhet e përhershme. Mund të vendosni që, psh, të premten mbrëma, t’ia dedikoni vetëm vetes suaj.

Vartësia nga filmat pornografikë
Filmat e këtillë mund t’i ngjallin epshet, por vetëm nëse për këtë gjë pajtohen të dy partnerët. Vartësia nga filmat pornografikë lidhet me distancën emocionale, prandaj një gjendje e tillë kërkon ndihmë profesionale.

Tradhtia
Njëri ndër vrasësit më të shpeshtë të jetës bashkëshortore është tradhtia. Mungesa e kontaktit intim, lidhjes emocionale, apo lodhja janë shkaktarët më të shpeshtë të tradhtisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button