Çfarë rrenash përdorin femrat, e çfarë meshkujt. A i kanë ata rrenat e përbashkëta?

Femrat rrejnë sepse nuk duan ta lëndojnë partnerin, kurse prapa rrenave të meshkujve më së shpeshti fshihet një ego e fortë. Derisa iu joshen femrat, meshkujt duan që të tregohen me anët e tyre më të mira, thotë psikologja Bella DePaulo, autore e një studimi në këtë temë.

Meshkujt rrejnë më shumë se femrat, thuhet në të dhënat e anketës së Universitetit në Virginia. Mesatarisht, meshkujt thonë tri rrena në ditë, respektivisht rreth 1000 rrena në vit, derisa femrat thonë rreth 365 rrena më pak.

DePaulo shton se, duke qenë robër të egos, meshkujt zmadhojnë suksesin në punë në mënyrë që ta bëjnë femrën për vete. Edhe pse 75% e meshkujve dhe femrave mendojnë se disa rreja janë të arsyetuara, sepse parandalojnë grindjet, ndjenja e fajit më shumë i mundon femrat.

Edhe ekspertët pajtohen se rrenat e vogla mund të jenë të mira, ata thonë se edhe ato, nëse bëhen shprehi, mund ta rrezikojnë lidhjen. Meshkujt më së shumti rrejnë rreth asaj se sa kanë pirë, kurse femrat rrejnë më së shpeshti për ta fshehur zemërimin, psh për shkak të ditëlindjes së harruar.

Rrenat më të shpeshta të meshkujve:
• Nuk kam pirë edhe aq shumë
• Nuk kisha valë në celular
• Jo, nuk dukesh e trashë, aspak
• Kam pirë vetëm një birrë
• Në punë çdo gjë është OK, kompania qëndron mirë

Rrenat më të shpeshta të femrave:
• Çdo gjë është në rregull, mirë jam
• Nuk kushtoi shtrenjtë
• Edhe pesë minuta, e më pas mund të ikim
• Më dhemb koka
• Këtë e kam me vite

Lajme të ngjashme

Back to top button