Mathew Perry dhe Courtney Cox përsëri bashkë

Kanë interpretuar dy miq të cilët u martuan në serialin e famshëm ‘Friends’ dhe tani Matthew Perry dhe Courtney Cox janë bashkuar sërish. Aktorja interpreton të dashurën e personazhit të Matthew, Ryan King, në serialin komik ‘Go On’. 

Sipas ‘The Hollywood Reporter’, Perry dhe Cox do të shfaqen para publikut në një episod në muajin prill.

Kjo do të jetë paraqitja e parë në një serial televiziv për këta dy aktorë që pas përfundimit të serialit ‘Friends’ në vitin 2004.

Më parë, edhe protagonistët e tjerë të serialit ‘Friends’ janë bashkuar në televizion. Courtney Cox dhe David Schwimmer, i cili interpretonte Ross-in, kanë qenë pjesë e serialit ‘Web Therapy’ të Lisa Kudrow, e cila interpretonte Phoebe-n.

Jennifer Aniston është shfaqur në serialin ‘Dirt’, ku protagoniste është sërish Cox.

Lajme të ngjashme

Back to top button