Guevara, snajperja që po merr hak për fëmijët e saj të vrarë

Atë e kanë pagëzuar me emrin “Guevara” dhe ka vendosur të luftojë përkrah rebelëve në Siri që kur humbi fëmijët e saj vitin e shkuar nga një sulm ajron të forcave qeveritare, një vajzë 10 vjeç dhe djalin 7 vjeç. Ajo ka një grup luftëtarësh, prej 30 personash në qytetin Alepo të cilët e ndjekin nga pas ndërsa ajo përherë mban në krah një armë snajper.

“Kam vendosur të marr hak. Më bën të ndjehem mirë. Sa herë qëlloj ndonjë prej tyre, bërtas: Po”, thotë 36- vjeçarja që dikur jepte mësim anglisht në një shkollë.

Ajo vepron në godinat e shkatërruara, ku gjurmon për armiqtë e saj. Shprehet se pret me orë e ulur dhe ndërsa civilët largohen, ajo ka pamje të qartë të trupave qeveritare. Deri më tani ajo thotë se është e sigurtë që ka vrarë të paktën pesë ushtarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button