Paguaj darkë te ‘Sedra’ dhe kalo provimin!

“Ti tani më je për herë të katërt në testim , nëse nuk dëshiron të hysh për herë të pestë atëherë duhet të paguash darkë tek restoranti Sedra ose do të vish përsëri” – ja ky ishte kompromisi që bëri komisioni me mua, një kandidate për tu paisur me patentën e shoferit , një tetëmbëdhjetë vjeçare që nuk kish menduar më parë se korrupsioni bëhet kaq hapur, se edhe unë do isha pjesë e tij, nuk mendoja që duke e merituar diçka do duhet që t’i paguaj çmim të dyfishtë, madje shtojcë edhe malltretimin tim psiqik.

Ja kjo ishte ajo që dëgjoja edhe nga të tjerët, se është vështirë të kalosh në radhën e parë të dytë e të tretë pjesën praktike të lejes për vozitje, e ndërsa në radhën e katërt mund të bësh kompromis!

Këto kompromise të ndyra me studentët, me Tetovarët që nuk ju arrin paga mesatare as 200 euro, me ne që jetojmë në një standard të ulët ekonomik, ku marrja e patentë shoferit deri në fund mund të shkojë edhe deri në 800 euro.

Në vendin tonë është e rrezikshme të vjedhësh 50 denarë në qoftë së nuk je pjata lëpirës por nuk është e rrezikshme të vjedhësh shuma të majme, të bësh korrupsioni kaq hapur.  Askush nuk i del para nuk i thotë STOP mua nuk më korrupton dot. Thjeshtë ngelin vetëm fjalë e kandidatëve që thonë “Do ua tregoj qejfin unë këtyre, s’munden me ne te tallen” dhe sapo përfundojnë punët e tyre pra marrin patentën e shoferit  ikin të irrituar që më mos ua shohin sytë më.

Kaq shumë ne frikësohemi edhe kurë kemi të drejtë ? Apo mos vallë ne jemi popull shumë tolerantë?

Mirëpo unë, një studente, ju premtova komisionit, kryeshefit dhe te gjithëve që ishin pjesëmarrës aty, ju thashë “Ta dini që këtë korrupsion që pashe me sy do ua tregoj të gjithëve do botojë një shkrim në gazetë dhe do e ngre në debat publik”, e dini si ishte përgjigja e tyre : “Po mirë bëje dhe ne të përkrahim”.  Unë ja ku e bëra tani më për të dytën herë , do e bëj edhe për të njëmijtën herë deri sa të ndalohet ky fenomen që ndodh në një vend si i yni, këto janë gjera të tmerrshme, pse duhet ne të përballemi me këtë?! 

Shumë miqtë e mi privohen nga kjo e drejtë e pakontestueshme që të posedojnë patentën vetëm e vetëm se ato nuk kanë mundësi të japin ryshfet, nuk kanë mundësi të bëjnë pagesa të dyfishta dhe duhet të përballen me atë malltretim psiqik ku edhe pse kanë kaluar pjesën teorike të provimit, sërish nuk kanë shpresë të provojnë praktikën, ngase ashtu jemi mësuar “Nuk është radha jote sot dhe duhet përsëri të aplikosh edhe në javën e ardhshme deri sat ë mbushësh normën që është caktuar”.

Ti themi JO të gjithë se bashku AMCM-së, JO më lojëra të pista me marrjen e patentës, qytetarët janë të pafajshëm. Pse duhet të përballemi me mashtrimin kaq herët ?! Pse duhet që në fillim ta shohim kaq hapur korrupsionin ?! A nuk mundemi ne studentët të ndryshojmë dhe botën ?!

Po, po, ne mundemi, andaj urdhëroni ta bëjmë. Të gjithë po të ngremë zërin lartë të paktën me çfarë do mënyre duke u’a përplasur fytyrës të vërtetën komisionit për dhëninen e patentës së shoferit, ndoshta do ndryshojmë këtë “rreth të djallit” ku të humburit janë qytetarët dhe të rinjtë kandidatë për patentë shoferi.

Lajme të ngjashme

Back to top button