Veljanovski dhe Ki-Moon temë qendrore kanë pasur çështjen e emrit

Kontesti i emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë ka qenë temë qendrore e takimit të krye-parlamentarit Trajko Veljanovski me sekretarin gjeneral të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon.

“Ky takim është në një far mënyre vazhdim i takimit të përbashkët me ambasadorin Matthew Nimetz vitin e kaluar. E shfrytëzova mundësinë ta falënderoj Ban Ki-Moon-in për kontributin e tij aktiv dhe kyç për t’i lëvizur përpara bisedimet e zgjidhjes së kontestit të emrit me fqiun tonë jugor, Republikën e Greqisë, dhe për atë se sa vendi ynë e ka me rëndësi ta zgjidh këtë çështje që të bëhet sa më shpejtë vend i integruar në NATO dhe BE” tha Veljanovski.

Veljanovski qëllimin për bashkëpunim më të afërt ia shpalosi edhe ambasadorit të ri grek në Maqedoni, Teoharis Lalakos i cili erdh në Shkup para disa ditëve. Pala greke pozitivisht u përgjigj në këtë thirrje duke theksuar se kjo do të ndodh në një kohë kur të ketë kushte për këtë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button