Vlerësimi ekstern, dekani i pedagogjisë s’e ka idenë!

Dekani i fakultetit pedagogjik në Shkup, Vllado Timovski, nuk e ka idenë për vlerësimin eksternarsimtarëve që pritet të mbahet në fund të vitit shkollor 2012/2013.

‘E di se do të ketë vlerësim ekstern në fund të vitit por nuk kam shumë njohuri për mënyrën si do të bëhet, pasi një muaj isha jashtë vendit. Më mirë të pyesni arsimtarët’ tha Timovski.

Por, ish ministri i arsimit dhe shkencës të Maqedonisë, Sulejman Rushiti, është pro vlerësimeve dhe kualitetit të cilësisë së arsimit, por jo këto të bëhen me qëllime të politikave ditore.

‘Reformat për përmirësimin dhe ngritjen e kualitetit të arsimit duhet shikuar si një tërësi, si një mozaik që nuk do të ishte i plotë po t`i mungonte një copëz e vetme. Vlerësoj se shumë nga komponentët që duhet ta përmirësonin kualitetin, që ishin dizajnuar të ngrisin nivelin e përgjithshëm të arsimit, për tu përgjigjur nevojave të kohës së ekonomisë së tregut, janë modifikuar dhe janë përshtatur si pasojë e nevojave të politikës ditore. Rrjedhimisht komponentat e modifikuara nuk mund te jenë kompatibile me njëra tjetrën dhe mbetën thjeshtë dhe vetëm promovime fushatash’ tha Rushiti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button