Identifikohen sulmuesit e nxënëxit shqiptar në shkollën e mesme në Strugë

Policia e Strugës gjatë ditës së sotme ka arritur t’i identifikoj edhe dy personat e tjerë të nacionalitetit maqedonas të përfshirë në incidentin te shkolla e mesme profesionale ‘’Niko Nestor’’ ku u plagos një nxënës shqiptar i vitit të parë nga fshati Koroshishtë i Strugës.

Sipas burimeve të besueshme nga policia e Strugës bëhet fjalë për dy të rinj të nacionalitetit maqedonas të moshës 23 dhe 21 vjec që të dy nga qyteti i Strugës, transmeton Strugalajm.

Sipas këtyre burimeve tashmë policia e Strugës ka një pasqyrë më të qartë për incidentin dhe ndaj pjesmarrësve do të procedohet sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi.

Në komunikatën zyrtare gjatë mesditës MPB-ja u shpreh për ngjarjen por nuk dinte identitetin e dy pjesmarrësve të tjerë në sherrin te ‘’Niko Nestor’’. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button