US të USHT-së dhe OJQ-të protesta para ambasadës së Sërbisë në Shkup

Unioni i Studentëve të USHT-së, OVLUÇK, SHVLUÇK, Shoqata e të burgosurve politik shqiptar në Maqedoni si dhe organizata të tjera joqeveritare ditën e premte (08.02.2012), me fillim në ora 13 do të protestojnë para ambasadës së Sërbisë në Shkup.

Sipas kryetarit të SHBPSHM-së Shpëtim Pollozhani , qëllimi i kësaj proteste është kundërshtimi i politikës diskriminuese që shteti sërb ka ndaj shqiptarëve, konkretisht ndaj atyre në luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc.

Pollozhani deklaroi se protesta do të jetë gjithëpopullore dhe se pritet një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve shqiptarë të cilët në mënyrë demokratike do të protestojnë në mbështetje të shqiptarëve që jetojnë në rajonet e diskriminuara. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button