Lugina e Preshevës kërkon bashkësi të komunave shqiptare

Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të kërkojnë nga Qeveria në Beograd, që, sipas modelit të veriut të Kosovës, të formohet bashkësia e komunave shqiptare edhe në Serbi.

Sipas mediave serbe, organi më i lartë institucional i shqiptarëve të Luginës që është Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë masa urgjente dhe konkrete për zgjidhjen e problmeve të tyre.

Ata kërkojnë që në aspektin politiko-institucional, ata duhet të kenë së paku aq sa kanë serbët në veri të Kosovës.

Në dokumentin me titull “Masa urgjente për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës” kërkohet zgjidhja e çështjeve të sigurisë, ekonomike, të përdorimit të gjuhës dhe simboleve, decentralizimi i gjykatave e të tjera.

Të ashtuquajturat masa të përmbledhura në shtatë pika mendohet që të jenë mjaftë afirmative për përmirësimin e gjendjes aktuale në Preshevë, Medevgjë dhe Bujanoc.

Shaip Kamberi, nënkryetar i Partisë për Veprim Demokratik, ka thënë  se ky Kuvend mendohet të ketë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm, për përcaktimin e statutit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës./oranews

Lajme të ngjashme

Back to top button